Jump to Content

Mënyra më e thjeshtë dhe më e sigurt për t'u identifikuar në "Llogarinë tënde të Google"

Çelësat e kalimit janë një alternativë më e lehtë dhe më e sigurt se fjalëkalimet. Ata të lejojnë të identifikohesh vetëm me shenjën e gishtit, skanimin e fytyrës ose kyçjen e ekranit.

çelësat e kalimit, gjurma e gishtit, skanimi i fytyrës, kyçja e ekranit
  • E thjeshtë

    Çelësat e kalimit ofrojnë një përvojë të volitshme dhe të thjeshtë që përdor kyçjen e pajisjes, si p.sh. me gjurmën e gishtit, me fytyrë, kod PIN ose motiv për t'u identifikuar në "Llogarinë tënde të Google".

  • E sigurt

    Çelësat e kalimit ofrojnë mbrojtjen më të fortë. Ata nuk mund të hamendësohen apo ripërdoren asnjëherë, çka ndihmon në mbajtjen e informacioneve të tua private të sigurta kundër sulmuesve.

  • Private

    Të dhënat e tua biometrike, si p.sh. gjurma e gishtit ose skanimi i fytyrës, ruhen në pajisjen tënde personale dhe nuk ndahen asnjëherë me Google.

E lehtë si 1-2-3

Identifikohu në "Llogarinë tënde të Google", konfiguro çelësin e kalimit me pajisjen tënde dhe je plotësisht gati!